Nuhiu: Në kohën më të mirë vjen derbi

03.11.2023 17:57

Të dielën buzë liqenit të Strugës do të luhet ndeshja kryesore e javës së 13-të...

Të dielën buzë liqenit të Strugës do të luhet ndeshja kryesore e javës së 13-të, të elitës së futbollit vendor ku do përballen Struga TL dhe Shkëndija e Tetovës. Shkëndija për momentin ndan pozitën e parë me Shkupin me nga 25 pikë të tubuara. 
 
“Në kohën më të mirë vjen derbi. Do të dalim nga kjo situatë, sepse e njoh personalitetin e grupit dhe jam i bindur se do të vjen reagimi. Është normale në kampionat të ketë situata të këtilla, në asnjë moment nuk guxoj ta them krizë, sepse nuk shoh krizë derisa djemtë po shkojnë te porta dhe krijojnë aq shumë. Thjesht na duhet përqendrim para portës për ti marrë fitoret”, ka thënë trajneri I tetovarëve Ardian Nuhiu.