Maqedoni

Takimi Xhaferi – Vu Taik, në fokus: Bashkëpunimi dhe hapja e përfaqësive diplomatike

03.11.2023 17:57

Kryetari i kuvendit, Talat Xhaferi, ka pritur nënkryetarin e Kuvendit të Koresë së Jugut, Çung Vu Taik...

Kryetari i kuvendit, Talat Xhaferi, ka pritur nënkryetarin e Kuvendit të Koresë së Jugut, Çung Vu Taik, me ç’rast kanë biseduar lidhur me bashkëpunimin midis të dyja vendeve. Kryeparlamentari ka theksuar nevojën për hapjen e përfaqësive diplomatike rezidente të të dy shteteve në Shkup dhe Seul, në kuadër të përforcimit të bashkëpunimit të ndërsjellë ekonomik dhe tregtar.
 
Kryetari Xhaferi është përqendruar në bashkëpunimin e deritanishëm të mirë në planin multilateral, mbi të gjitha në kuadër të OKB-së, duke nënvizuar edhe përcaktimin për bashkëpunim më të ngushtë të të dyja vendeve anëtare të NATO-s. Në këtë drejtim, Xhaferi shprehu shpresë se veprimet ushtarake në Ukrainë dhe Lindjen e Afërt do të përfundojnë dhe e iu bashkëngjit thirrjeve të NATO-s për pushim urgjent të të gjitha veprimeve ushtarake dhe kthimin e dialogut në tryezë.
 
Nënkryetari i Kuvendit të Koresë së Jugut, Çung Vu-Taik, shprehu mbështetjen e shtetit të tij për rrugën eurointegruese të Maqedonisë së Veriut dhe fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian. Po ashtu, shprehu gatishmërinë e Koresë së Jugut që në periudhën e ardhshme të vë theks akoma më të madh në bashkëpunimin ekonomik, sidomos në pjesën e investimeve të drejtpërdrejta, konkretisht në industrinë automobilistike dhe shprehu besimin se në vijim do të forcojë komunikimin me institucionet e vendit në tema të shumta nga fusha e bashkëpunimit ekonomik.
 
MERAL ISMAILI