Botë

Stuhia godet Shqipërinë, nga shkëputja e një objekti lëndohet një polic

03.11.2023 18:22

Një stuhi me erëra të forta dhe shi të rrëmbyeshëm e ka goditur edhe Shqipërinë, duke shkaktuar përmbytje dhe duke shkulur pemë...

Një stuhi me erëra të forta dhe shi të rrëmbyeshëm e ka goditur edhe Shqipërinë, duke shkaktuar përmbytje dhe duke shkulur pemë, e cila pritet të zgjasë edhe gjatë fundjavës.
 
Në kryeqytetin e Shqipërisë, lumi Lana doli nga shtrati, duke shkaktuar përmbytjen e disa bizneseve dhe banesave në katet e para të ndërtesave. Reshjet e dendura, shiu dhe stuhia e fortë, ka shkaktuar përmbytje në disa pika në autostradën dhe rrugën dytësore Tiranë-Durrës. Po ashtu, si pasojë e këtyre përmbytjeve është bllokuar qarkullimi në korsinë Tiranë-Durrës.
 
Nga era e fortë, janë këputur degët e pemëve në autostradë. Policia Rrugore po punon për heqjen e tyre nga autostrada, me qëllim përmirësimin e qarkullimit rrugor. Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj u ka bërë apel qytetarëve që të minimizojnë lëvizjet pas stuhisë së shiut, me ç’rast një efektiv policie ka mbetur i plagosur, pasi në kohën që ka qenë në detyrë, një objekt është shkëputur dhe e ka goditur.