Dronët amerikanë mbi qiellin e Gazës, në kërkim të pengjeve të marra nga Hamasi

03.11.2023 18:50

Dronët e mbikëqyrjes amerikane po fluturojnë mbi Gaza për të ndihmuar në kërkimin..

Dronët e mbikëqyrjes amerikane po fluturojnë mbi Gaza për të ndihmuar në kërkimin e pengjeve të marra në fillim të luftimeve midis Hamasit dhe Izraelit më 7 tetor.
 
Zyrtarët amerikanë raportuan fluturimet që po zhvillohen prej më shumë se një jave.
 
Një raport i veçantë nga New York Times tregoi se dronët “MQ-9 Reapers” të paarmatosur kanë funksionuar kryesisht në Gazën jugore.
 
BBC shkruan se disa nga fluturimet janë konstatuar nga gjurmuesit qiellorë.
 
Dronët “MQ-9 Reaper” janë përdorur gjerësisht nga ushtria amerikane në Irak, Afganistan dhe Siri, gjithashtu përdoren nga Forcat Ajrore Mbretërore dhe ushtria italiane.