Botë

55% e rusëve duan një përfundim të negociuar të konfliktit me Ukrainën

03.11.2023 19:19

Numri i qytetarëve në favor të një përfundimi të negociuar të konfliktit në Ukrainë...

Numri i qytetarëve në favor të një përfundimi të negociuar të konfliktit në Ukrainë po rritet në Rusi duke arritur në 55% në tetor krahasuar me 51% në shtator, sipas sondazhi të fundit i qendrës së pavarur statistikore ”Levada”.
 
Gjithashtu në tetor, 38% u deklaruan pro vazhdimit të operacionit ushtarak, një rënie e lehtë krahasuar me 39% të një muaji më parë.
 
Ata që janë më në favor të fillimit të negociatave janë të rinjtë, me një kulm prej 69% në grupmoshën 18-24 vjeç dhe femrat me 62%.
 
Megjithatë, përqindja e atyre që deklarojnë se mbështesin punën e forcave të armatosura ruse në Ukrainë mbetet shumë e lartë, me ndryshime të parëndësishme në krahasim me fillimin e konfliktit.