Maqedoni

Thaçi konfirmon bisedimet me Gruevskin

15.03.2015 17:12

Lideri I PDSH-së Menduh Thaçi konfirmon bisedime me kryeministrin Nikolla Gruevski që partia e tijë të përfshihet në Qeveri...

Por Thaçi thot se ende nuk janë definuar detajet por partia e tij mbetet e interesuar për proceset integruese dhe platform politike e parties së tijë.
 
“Bisedojmë me kryeminsitrin por ende nuk kemi mrri në atë pike. Janë shum tema për të cilat bisedohet mendoj se nuk është korrekte para se të përfundojnë këto bisedime me nxjerr por mund ta keni parasyshë se ne i kemi dy prioritete shum të mëdhaja si parti, procesin integrues dhe platformën politike”, shprehet kryetar i PDSH-së, Mendu Thaçi. 
 
Poashtu Thaçi tha se publikimi i djeshëm në Yutub, në fakt paraqet verzionin e plotë të bisedave të tijë me Sasho Mijallkovin ndërsa I ka quajtur montim ato të publikuara ditë më pare nga LSDM.
 
“Më vjen keq dhe kërkova ndjesë  për atë fjalorë që paraqitet dhe unë do të flas drejtë se ato sharje janë të vërteta, nuk mund të iki të vërtetës, megjithate është pjesë e një emocioni, një lufte të fuqishme që kemi si parti dhe unë si drejtues I parties për ta mbrojtur platformën e parties”, shprehet kryetar i PDSH-së, Mendu Thaçi.  
 
Ato që thot LSDM janë tërsisht të pa vërteta thot Thaçi. Nderkohë nga partia shqiptare në pushtet BDI thonë se nuk kanë diskutuar me partnerin e koalicionit VMRO-DPMNE për mundësinë e përfshirjes së PDSH-së në koalicionin qeveritarë.
 
Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani, në facebook shkruan se Deri në këtë moment, kjo çështje nuk është hapur dhe trajtuar në asnjë formë në mes partnerëve të koalicionit.
 
Ne mbetemi në qëndrimin se jemi kundër përcaktimit të një zgjidhjeje përfundimtare për daljen nga kriza, si p.sh qeveria teknike, pa u krijuar kushtet për fillimin e dialogut të mirëfilltë politik, me ndërmjetësim ndërkombëtar, ku do të bisedohej hapur për të gjitha çështjet, thekson Osmani. 
 
REXHEP QAMILI