Maqedoni

Reklama shtetërore në mediat private, shoqatat: Është korrupsion sistematik

04.11.2023 15:45

Shoqatat profesionale të gazetarëve dhe organizatat e shoqërisë civile...

Shoqatat profesionale të gazetarëve dhe organizatat e shoqërisë civile nga sektori i medias kundërshtojmë kategorikisht përpjekjet e fundit për të rikthyer reklamat shtetërore në media.
 
Konsiderojnë se ndryshimet e propozuara do të jenë jashtëzakonisht të dëmshme për pluralizmin mediatik, pavarësinë e mediave dhe lirinë e gazetarëve dhe punëtorëve mediatikë në Maqedoni.
 
“Paralajmërojmë se futja e reklamave shtetërore në mediat private në Maqedoni do të thotë kthim në praktikat klienteliste dhe korruptive të së kaluarës, me pasoja jashtëzakonisht të dëmshme për pavarësinë e mediave dhe më gjerë për lirinë e shprehjes. Me sistemin e propozuar të shpërndarjes së parasë publike futet korrupsioni sistematik në sektorin e mediave private dhe në vend të lajmeve cilësore dhe prodhimit të ri të përmbajtjeve vendase, qytetarët (për paratë e tyre) do të marrin reklama të institucioneve shtetërore.” – thuhet në kumtesën e përbashkët të shoqatatve.
 
Në të njëjtën kohë, shoqatat e gazetarëve konsiderojnë se është keqpërdorur procedura parlamentare për miratimin e ndryshimeve në Ligjin për shërbimet mediatike audio dhe audiovizuele pas një procedure të shkurtuar. 
 
“Përdorimi i instrumentit “flamuri europian” për mendimin tonë është i palejueshëm në këtë rast, sepse ndryshimet e propozuara nuk kanë asnjë lidhje me reformat e nevojshme që duhet të çojnë në harmonizimin e ligjeve të medias të vendit me rregulloret evropiane.” – thuhet në kumtesë duke shtuar se ndryshimet e propozuara janë në kundërshtim me shumë rekomandime dhe dokumente të Këshillit të Evropës, Rregulloren e propozuar të Komisionit Evropian për lirinë e medias, rregullat e BE-së për ndihmën shtetërore dhe një sërë dokumentesh të tjera. 
 
VLORA LATIFI TOPOJANI