Maqedoni
Gjykata Themelore në Strugë: Funksionon me 4 gjyqtarë, nga 15 të planifikuar
04.11.2023 16:29
Në Strugë, gjykata po funksionon vetëm me 4 gjyqtarë edhe pse sipas sistemimit gjykata...

Në Strugë, gjykata po funksionon vetëm me 4 gjyqtarë edhe pse sipas sistemimit gjykata duhet të ketë 15 gjykatës. Gjendja është alaramante, sepse ka mungesë të madhe të gjyqtarëve, ndërsa gjykata ka mbetur edhe pa gjykatës penal.
Edhe gjyqtari i vetëm penal që ishte, doli në pension në tetor. Ndërsa nga janari i vitit të ardhshëm gjykata themelore do të mbesë me vetëm dy gjyqtarë, për shkak se dy të tjerë do dalin në pension. Janë deleguar 2 gjyqtarë nga Gjykata Themelore në Ohër, por ato do të delegojnë për periudhë kohore vetëm një vjeçare.
“Situata në gjykatën themelore në Strugë për sa i përket ekipimit nuk është e mirë, me ligj është paraparë të kemi 15 gjyqtarë a ne momentalisht kemi 4 bashkë me mua, kemi edhe një gjytar të deleguar nga gjykata themelore në Ohër, ndërsa edhe dy gjyqtarë duhet të fillojnë nga Akademia për gjyqtarë dhe prokurorë publikë. Gjyqtari që është deleguar, ka mandat prej 1 viti, dhe do ta ketë deri në shkurt të vitit 2024 dhe më pas do të kthehet tek gjykata prej ku është deleguar. 2 gjyqtarët që janë sjellur nga Akademia, do të mund të veprojnë për procedura penale dhe civile, por veprimi i tyre tek të dy fushat është i limituar”, u shpreh kryetari i gjykatës themelore në Strugë, Ifet Bajramoski.
Për shkak të mungesës së gjyqtarëve penal Gjykata e Strugës nuk do të mund të merret me krime më të rënda, pas së cilës gjykata më e lartë do të delegojë një gjyqtar tjetër nga rajoni. Lëndët e hapura penale janë shpërndarë tek gjyqtari që është deleguar nga gjykata themelore civile, megjithatë me ligj nuk i lejohet të veprojë për çështjet penale ku parashikohet dënim me më shumë se 5 vite burg.
“Çështjet të cilat janë penale, tashmë janë shpërndarë tek gjyqtari që është deleguar nga gjykata themelore civile, sepse sipas ligjit ai nuk mund të merret me çështjet penale ku parashikohet burgim mbi 5 vite burg. Kështu që në ato lëndë do të duhet të angazhohet ose gjyqtar tjetër nga kjo gjykatë ose do të duhet të kërkohet delegim nga gjykata e apelit në Manastir, që të mund të vijë gjykatës tjetër këtu”, theksoi Bajramoski.
Nga gjykata themelore thonë se situata nuk është aspak e mirë dhe presin që të intervenohet ose me delegim të më shumë gjyqtarëve ose zgjedhje të gjyqtarëve të rinj, të cilët kanë të paktën 3 vite eksperienc, që do të mund të merren edhe me çështje penale më të rënda.
ILMIJE ZHAKU
