Maqedoni

Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, Mickoski: Të mbahen sëbashku, në një shpenzim

04.11.2023 16:51

Javën e ardhshme do të këtë përparim serioz sa i përket ndryshimeve teknike në Kodin Zgjedhor...

Javën e ardhshme do të këtë përparim serioz sa i përket ndryshimeve teknike në Kodin Zgjedhor dhe në caktimin e datës së zgjedhjeve, njofton kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.
 
Ai informoi se VMRO-DPMNE ka realizuar disa takime me LSDM në Parlament për të diskutuar ndryshimet teknike në kodin zgjedhor që janë pjesë e rekomandimeve të OSBE/ODIHR. Ai mbetet decid në qëndrimin e tij për zgjedhje të përbashkëta presidenciale dhe parlamentare. 
 
“Qëndrimi i VMRO-DPMNE-së është që zgjedhjet duhet të jenë të përbashkëta që të mos i shpenzojmë paratë e qytetarëve, sepse ne nuk kemi të drejtë t'i shpenzojmë paratë e fituara me gjak. Fakti që dikush përpiqet përmes logjikave primitive, do të thosha politike dhe kombinatorike t'i kthejë të gjitha këto në kurriz të qytetarëve, ky është problemi i tij. Por opinioni i publikut, opinioni i qytetarëve dhe opinioni i VMRO-DPMNE-së është i qartë, zgjedhjet duhet të mbahen me një shpenzim, një herë, të kombinuara, si presidenciale ashtu edhe parlamentare”, u shpreh kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
 
Ndryshe prej VMRO-DPMNE-së, qëndrimi i deritanishëm i LSDM-së është që së pari të shkohet në zgjedhje presidenciale, e pastaj në ato parlamentare. Ndërkohë nga opozita shqiptare kanë konfirmuar se do të dalin me kandidat të përbashkët për president. Opozita shqiptare i ka bërë thirrje edhe ASh-së për t’iu bashkangjitur frontit të tyre, por Aleanca për Shqiptarët refuzoi këtë ftesë, duke njoftuar se në zgjedhje do të shkojnë të vetëm. 
 
ERSAN PAJAZITI