Maqedoni
Deponitë e egra në malin Sharr, Shukova: Sa i pastrojmë, mbushen sërish
04.11.2023 17:57
Pastrimi i deponive të egra janë para të hedhura kot thotë Ministrja e Mjedisit Kaja Shukova...

Pastrimi i deponive të egra janë para të hedhura kot thotë Ministrja e Mjedisit Kaja Shukova. Sipas Shukovës, edhe pse të ato pastrohen përsëri pas një muaji janë të mbushura plotë. Ndërkaq
edhe pse Park kombëtar, në Malin Sharr mund të gjesh me dhjetëra mini deponi ku shumica janë në afërsi të fshatrave, ku edhe vetë banorët hedhin, ndërsa institucionet përgjegjëse nuk marrin masa.
“Unë jam gjatë në ministri dhe e di se sa para janë dhënë vite me radhë, të financuar nga Qeveria, bashkësive lokale për të pastruar shumë mini deponi dhe praktika tregon se lokacionin e njëjta njëjtë mbushen me mbeturina. Ajo për mua është s’di si të ju them, e thënë në gjuhën popullore është hedhje e parave dhe nëse nuk mësohemi se atje ku i pastrojmë nuk duhet të hedhim mbeturina, efekti i pastrimit të deponive është minimal.”- tha Kaja Shukova, ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Komuna e Tetovës pret që ky problem të zgjidhet me partnerin e ri privat, që i njejti sipas zëdhënses së Komunës së Tetovës, do të grumbulloj edhe mbeturinat e fshatrave të malësis së Tetovës.
“Komuna e Tetovës, siç edhe është informuar opinioni, ka zhvilluar një studim fizibiliteti dhe është në procesin e lidhjes me një partner privat për menaxhimin e mbeturinave në të gjithë territorin e Tetovës. Partneri privat do të menaxhojë mbeturinat e qytetit dhe po ashtu ka hartuar edhe plan të detajuar për menaxhimin dhe heqjen e mbeturinave në të gjitha vendbanimet që gravitojnë në Komunën e Tetovës”, u shpreh zëdhënsja e komunës së Tetovës, Besarta Ramadani.
Përndryshe, pas shpalljes së Malit Sharr Park Kombëtar, me ligj deponit e egra nuk duhet të lejohen ne hapsirat e parkut. Kohët e fundit ka pasur edhe akuza mes Parkut Kombëtar Mali Sharr, dhe Komunës së Tetovës.
Komuna ka akuzuar se edhe pse ministria ndau mjete, mbeturinat në Sharr nuk u pastruan. Ndërsa nga Parku Nacional thonë se në shumicën e fshatrave në Komunën e Tetovës, të Bogovinës dhe të Tearcës nuk mblidhen mbeturinat dhe si pasojë krijohen me dhjetra deponi të egra.
VISAR SADIKI
