Maqedoni
Masakra e Sopotit, u përurua kulla muze
04.11.2023 18:41
Në organizim të Këshillit organizativ të Kompleksit memorial dhe Shoqëris Lëvizja...

Në organizim të Këshillit organizativ të Kompleksit memorial dhe Shoqëris Lëvizja, në fshatin Sopot të Kumanovës sot në nderim të 64 martirëve të fshatit Sopot, të rënë 79 vjet më parë në masakrën çetniko komuniste, u përurua Kulla Muze në kuadër të Kompleksit memorial. Me këtë rast u bënë homazhe në Kompleksin memorial.
“Pikërisht ditë e shtunë 4 nëntorë i vitit 1944, 79 vite më parë gjatë LDB në atë ditë të nëtorit të ftohtë qe ditë e kobshme për shqiptarët e sidomos për Sopotasit. Mu në këtë ditë u bë masakrimi i 64 fëmijëve, djemëve, dhe burrave, duke filluar nga fëmiu 7 vjecar e deri tek i moshuari 84 vjec, kjo masakër u krye nga egërsirat çetniko partisankjo masakër ndër më të mëdhat për të lënë në harresë në historinë e popullit tonë të shumë vuajtur u bë në afërsi të një tjetër fshati të Sopotit gjegjësisht në fshatin Sushevë”, tha mes tjerash, Limani.
“Ata fëmijë që janë vrarë për tvetmin qëllim janë vrarë vetëm pse janë shqiptarë e jo për diçka tjetër, kështu kanë qenë porositë e Çobrulloviçit e të Grashaninit, shqiptarët vrisni masakroni, friksoni, dëboni.Por ama shqiptarët linden si feniksi dhe tamam i ngjanë proverbit popullorë “Barin sa më shumë e korr, aq më shumë rritet”. Ne jemi në truallin tonë jemi në tapitë e të parëve tanë dhe nuk i lëshojmë ”, theksoi mes tjerash, Ahmeti.
“Ju po bëni një punë jashtëzakonisht të mirë sot që po përjetësoni këtë masakër me monumente e muze, dhe po u a leni brezave amanet se si duhet ti dilet Zot vendit, se si duhet të jetohet, të punohet por nëse e do nevoja edhe të vdiset për këtë tokë”, tha mes tjerash, Bislimi.
“Dua të falenderoj kryetarin e shqiptarëve të RMV, Ali Ahmetin, për kontributin dhe mundësinë për të mbrojtur vlerat shqiptare aty ku jemi të gjithë ne. Është një ditë e krenarisë por edhe e sakrificës”, u shpreh, Arifi.
Në kuadër të këtij manifestimi, kryetari i Këshillit organizativ Shukri Masurica të gjithë individëve dhe ndërmarrjeve të ndryshme u ndau mirënjohje. Kjo Kullë muze do të shërbejë si udhërrëfyes historik për masakrën çnjerëzore ndaj popullatës civile të të gjitha moshave 79 vjet më parë.
FATLUM AQIFI
