Botë
Raportet BE – Ukrainë, von der Lejen arrin në Kiev
04.11.2023 19:13
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen, ka arritur në Kiev të Ukrainës...

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen, ka arritur në Kiev të Ukrainës përpara raportit që BE-ja duhet të paraqesë javën e ardhshme për përparimin e Ukrainës në kandidaturën e saj për anëtarësim.
“Unë jam këtu për të diskutuar rrugën e anëtarësimit të Ukrainës në BE. Mbështetja financiare e BE-së për të rindërtuar Ukrainën si një demokraci moderne dhe të begatë. Dhe si do të vazhdojmë ta bëjmë Rusinë të paguajë për luftën e saj të agresionit”, ka shkruar Von der Leyen në platformën “X”
