Botë
SHBA të negociojnë me Asadin
15.03.2015 17:41
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se Uashingtoni do të duhet të negociojë me presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad, për t’i dhënë fund luftës civile në këtë vend...

Në një intervistë për televizionin CBS, Kerry nuk ka përsëritur qëndrimin standard të SHBA-së se Assad ka humbur të gjithë legjitimitetin dhe duhet të largohet.
“Në fund duhet të negociojmë. Ne kemi qenë gjithmonë të gatshëm për të negociuar në kontekstin e procesit të Gjenevës I”, ka thënë Kerry, duke iu referuar një konference të vitit 2012, e cila ka bërë thirrje për zgjidhje të negociuar të konfliktit në Siri.
Mbi 215,000 njerëz janë vrarë në këtë luftë, e cila ka nisur qe nga marsi i vitit 2011.
