Botë
Bilanc tragjik, rreth 10 mijë të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza
05.11.2023 15:28
Ministria e shëndetësisë tha se numri i palestinezëve të vrarë...

Ministria e shëndetësisë tha se numri i palestinezëve të vrarë në sulmet ajrore izraelite është rreth 10,000.
Në përditësimin e saj të fundit për numrin e viktimave, ministria tha se 9,770 njerëz, përfshirë 4,800 fëmijë, janë vrarë që nga 7 tetori.
Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi sot se në sulmet izraelite ndaj objekteve shëndetësore në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, u vranë gjithsej 504 persona, 459 u plagosën, 39 ndërtesa u dëmtuan dhe 31 ambulanca u goditën./abcnews
