Maqedoni
Ndotja dhe pasojat që sjell “Drislla”, institucionet i hedhin topin njëra tjetrës
05.11.2023 16:56
Pavarsisht protestave të banorëve nga Fshati Batincë për ndotjen e lartë të ambijetit jetësorë...

Pavarsisht protestave të banorëve nga Fshati Batincë për ndotjen e lartë të ambijetit jetësorë, problemi me deponinë 'Drislla' vazhdon të mbetet pezull, pasi institucionet kompetente ia hudhin fajin njëra tjetrës.
Ne nuk jemi institucion që ofrojmë zgjidhje të problemit. Ne, si Inspektorat Shtetëror i Mjedisit Jetësorë, kryejmë vetëm inspektime dhe japim zgjidhje me masa korrigjuese ose ndalimin e punës deri në 90 ditë,ndërsa marrja e licencës, gjithashtu strategjitë dhe politikat e mjedisit jetësorë i bart MMJPH në bashkëpunim me Komunat ".- thuhet në kumtesën e Inspektoratit Shtetëror të mjedisit.
Sadiku fajëson Arsovskën për neglizhencë
Deponia "Drislla", ndodhet në Komunën e Studeniçanit, konkretisht në fshatin Batincë. Kryetari i kësaj komune, Azem Sadiku,tha se ka bërë perpjekje të vazhdueshme për zgjidhjen e problemit me deponinë, por kryetarja e Qytetet të Shkupit Daniella Arsovska, i injoron kërkesat për takim.
“Ne si komunë kemi tentuar, por edhe kërkesat e qytetarëve tanë, por edhe të lidhemi në kontakt me Kryetaren e Qtytetit të Shkupit Daniella Arsovska, por sjellja e saj është "jo normale". Kemi kërkuar edhe me shkrim që të gjejë kohë, por edhe me Këshillin Iniciativ që është themeluar në fshatin Batincë, të cilët kanë patur disaherë me rradhe protesta. Ajo, fare nuk mirret me atë pjesë dhe as nuk gjen kohë të më takojë si kryetar komune, por edhe grupi iniciativ që janë për protesta për menyren që deponia 'Drislla" funksionin jashtë cdo standarti evropian”, u shpreh kryetari i komunës së Studeniçanit, Azem Sadiku.
Deponia Drislla është denuar me mbi 100 mijë euro për shkak të ndotjes së ujit mbi nivelin e lejuar. Nga Shoqata 'Rinia e Batincës", nuk janë të kënaqur me dënimin në formë të parave, pasi dënimi paguhet nga tatimet e qytetarëve.
Ata kërkojnë të zbatohet neni i Ligjit për Mbropjtjen e Mjedisit, i cili parasheh dënim me burg ose të shëndrrohet në deponi me standarte bashkohore. Nga ISHM, thonë se nuk janë kompetent për dënime të tilla.
"Inspektorati përgatit urdhërpagesat për shkelje më të lehta penale, ndërsa për shkelje më të rënda vendimet marrin Komisionet për zgjidhje të cilat janë në kuadër të MMJPH, konkretisht gjykatat, ndërsa shërbimet per inspektim nuk japin vendime për burgim -thuhet në kumtesën e Inspektoratit Shtetëror të mjedisit.
Kryetari I Komunës së Studnicanit, Azem Sadiku, thotë se nëse vazhdojnë të injorohen kërkesat e tyre, bashkë me këshillin dhe qytetarët do ta bllokojnë punën e deponisë.
“Ne kemi pas mbledhje urgjente edhe më Këshillin dhe kemi pru konkluza, pastaj I kemi dorëzu në Qyteti e Shkupit, ajo fare nuk na jep përgjigje neve. Nëse vazhdojnë kështu që të na injorojnë, unë bashkë me këshillin iniciativ, bashke më qytetarët e Batincës, ne do të detyrohemi ta bllokojmë komplet hyrjen në deponi, jo për një orë ose dy por me javë të tëra do të qëndrojmë si mur I gjallë, bashkë me qytetarët”, theksoi Sadiku.
Qytetarët e Batincës disa herë kanë dal në protesta dhe kërkojnë që kjo deponi të punojë më standarte Evropiane, pasi sipas tyre ndotja enorme e mjedisit ka shkaktuar sëmundje të ndryshme në mesin e popullatës. Sipas raportit të të dy klinikave që veprojnë në këtë fshat 68% e popullësisë vuajnë nga mushkëritë dhe një pjesë e tyre nga kanceri.
FARIJE DAUTI BAKIU
