Maqedoni

“Lidhja Evropiane për Ndryshim”, opozita shqiptare promovoi koalicionin zgjedhor

05.11.2023 18:02

“Lidhja Evropiane për Ndryshim” do të quhet koalicioni i frontit opozitar shqiptar...

“Lidhja Evropiane për Ndryshim” do të quhet koalicioni i frontit opozitar shqiptar. Këtë e zyrtarizuar tri partite politike Alternativa, Lëvizja Besa dhe Lëvizja Demokratike nga sheshi Skenderbeu i Shkupit. Qëllimi I këtij koalicioni siç thanë liderët e këtyre partive do të jetë sjellja e ndryshimit politik te shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.  
 
“Ky koalicion  i bashkuar shqiptar mbetet i palëkundur në angazhimin e tij për integrimimn e shpejtë të Maqedonisë së Veriut në BE. Ne nuk kemi ndërmend të bëjmë kompromis me këtë. Por kur jemi këtu më duhet të theksoj se prioriteti ynë kryesor është lufta kundër korrupsionit”, u shpreh kryetari i Alternativës, Afrim Gashi.
 
Koalicioni opozitar në zgjedhjet e ardhëshme do të shkonjë me lista te përbashkëta dhe do të kenë kandidat të përbashkët për president.
 
“Do shkojmë me lista të përbashkëta të opozitës shqiptare, e cila besoj se edhe më fuqishëm do fuqizohet dhe në zgjedhjet e ardhshme presidenciale do shkojmë me kandidat të përbashkët për president. Nuk ka udhëheqës, e uhëheqim bashkarisht opozitën. Secili është udhëheqës në subjektin e tij”, theksoi kryetari i LD-së, Izet Mexhiti.
 
Krahas asaj se për moemntin janë tri parti, nga koalicioni opozitarë përsëritën thirrje deri te Aleanca dhe subjektet tjera për t’u bashkangjitur në frontin e tyre.
 
“Sa i prëket Aleancës, duke i pasur parasysh qëndrimet e fundit kontradiktore, ne i bëjmë ftesë votuesit të Aleancës, ne I bëjmë ftesë çdo anëtari të Aleancës që e do të mirën e shqiptarëve të jetë këndej, kurse lidershipi I Aleancës çdo ditë e më shumë po tregon se janë andej dhe pse janë andej duhet të tregojnë ata”, u shpreh kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.
 
Ky koalicion hodhi poshtë se ka partner strategjik në kampin politik maqedonas, duke thënë se partnerë të vetëm e kanë qytetarin shqiptar. 
 
ERSAN PAJZITI