Botë
Komandanti çeçen mohon përfshirjen në vrasjen e Netsov
15.03.2015 17:55
Komandanti çeçen i një batalioni vullnetar ukrainas, Adam Osmayev, ka mohuar çdo përfshirje në vrasjen e opozitarit rus, Boris Nemtsov...

Gazeta ruse pro-qeveritare, Komsomolskaya Pravda, ka raportuar se “organizatorët e krimit mund të kenë qenë militantët çeçenë” që luftojnë përkrah forcave qeveritare kundër separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës.
Ajo ka cituar një burim të paidentifikuar të zbatimit të ligjit të ketë thënë se organizatorë të vrasjes kanë qenë Osmayev dhe gruaja e tij, Amina Okuyeva.
Nemtsov është vrarë më 27 shkurt në Moskë, vetëm disa metra larg ndërtesës së Kremlinit. Osmayev i ka thënë televizionit rus TV RAIN se akuzat janë “absurditet i plotë” që nuk ia vlen as të komentohet.
