Botë

Moti i keq ka kapluar Europën dhe rajonin, në Europë me viktima dhe dëme të shumta

05.11.2023 18:46

Shkatërrime dhe përmbytje ka lënë pas stuhia e fuqishme Ciaran...

Shkatërrime dhe përmbytje ka lënë pas stuhia e fuqishme Ciaran, që goditi këto ditë thuajse gjithë rajonin dhe Europën si Italinë ,Portugalinë, Francën ,Belgjikën ,Gjermaninë ,Holandën dhe Spanjën.
 
Në Itali ka shkuar në 7 bilanci I viktimave si pasojë e motit të keq. Situata më e rëndë vijon të jetë në Toskanë, teksa në gjendje gatishmërie janë dhe 5 rajone të tjera, ku impakti i stuhisë Ciaran ka qenë disi më i ulët.
 
Gjatë gjithë mbrëmjes së të shtunës ka vijuar evakuimin i personave në vështirësi në Montale, Montemurlo e Prato, teksa deri në këto moment numri i të larguarve nga banesat e tyre është më shumë se 1200.
 
Presidenti i rajonit të Toskanës, Eugenio Giani raporton se dëmet mund të arrijnë deri në 300 milionë euro si pasojë e përmbytjeve, ndërsa shton se shumë familje janë ende pa energji, një pjesë e madhe e të cilave për motive sigurie.
 
Moti I keq ka përfshi edhe rajonin në Shqipëri ka pasur dëme të shumta , ndërkohë po punohet ende për hapjen e rrugëve rurale në të cilat pati vërshime të ujrave të përrenjve dhe lumenjve, si dhe rikthimin e energjisë elektrike në juglindje të vendit.Edhe Kosovën e ka kapluar moti jostabil me reshje të shiut .në disa pjesë të vëndit .
 
VLORA LATIFI TOPOJANI