Maqedoni

Parashikimi i motit

06.11.2023 09:03

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme...

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme pasi në pjesën më të madhe të ditëve pritet mot me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare. Por nuk do të mungojnë edhe reshjet e shitu të cilat për ditën e Mërkurë pritet të jenë me intensitet të lartë.
 
Për ditën e hënë moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimorë. 
 
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3°C deri në 11°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 18°C deri në 24°C.
 
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me diell dhe erë të dobët nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet në 7°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 22°C.