Maqedoni

Kuvend, seancë e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime

06.11.2023 11:08

Në Kuvend do të mbahet seancë e Komisionit për Zgjedhje dhe emërime...

Në Kuvend do të mbahet seancë e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime. Në kuadër të saj do të debatohet për një pikë të vetme të rendit të ditës, për zgjedhjen e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime sot do të mbajë seancë në Kuvend. Në rendin e ditës të kësaj seance të re është një pikë e vetme - Përcaktimi i propozimit për zgjedhjen e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Propozimi për gjyqtar të ri kushtetues vjen për shkak të konkursit të gjyqtarit, Jovan Josifovski, mandati i të cilit skadoi në janar të vitit 2022.