Maqedoni

Gjykata e Apelit, seancë publike për rastin “TNT”

06.11.2023 11:30

Gjykata e Apelit në Shkup sot do të mbajë seancë publike për rastin "TNT", lidhur me rrënimin e kompleksit banesor-tregtar "Kosmos"....

Gjykata e Apelit në Shkup sot do të mbajë seancë publike për rastin "TNT", lidhur me rrënimin e kompleksit banesor-tregtar "Kosmos". Apeli i Shkupit sot ka caktuar seancë publike për rastin “TNT”, lidhur me shembjen e kompleksit rezidencial-tregtar “Kosmos”.

Pronari i kompanisë “Fine”, Fiat Canoski, dje në një konferencë për media, në Gjykatën e Apelit akuzoi për precedent gjyqësor dhe pretendoi se është duke u përgatitur vjetërsimi  i lëndës “TNT”, me të cilin kompania nuk do të merr dëmshpërblimin prej 11 milionë eurosh. Sipas aktgjykimit të shkallës së parë të Gjykatës Penale, Canoski duhet të marrë kompensim prej gati 11 milionë euro për rrënimin e kompleksit. Për këtë ka reaguar Gjykata e Apelit, e cila ka treguar se veprimi i Këshillit Gjyqësor ka qenë në përputhje me Ligjin për Procedurën Penale.