Maqedoni

Rasti "TNT" në Gjykatën e Apelit, Millanov: Kërkoj të konstatohet vjetërsimi

06.11.2023 14:14

Si pasojë e ndryshimeve të fundit në Kodin Penal, mbrojtja e të akuzuarit Mile Janekievski në rastin "TNT"...

Si pasojë e ndryshimeve të fundit në Kodin Penal, mbrojtja e të akuzuarit Mile Janekievski në rastin "TNT", që ka të bëjë shembjen e kompleksit "Kosmos'', në seancën publike në Gjykatën e Apelit ka kërkuar që gjykata të konstatojë vjetërsim absolute të veprës penale. Sipas avokatit, Elenko Millanov, edhe përfaqësuesi i Prokurorisë ka kërkuar që të zbatohen ndryshimet nga Kodi Penal.
 
“Sot kemi kërkuar nga Gjykata e Apelit, sipas ndryshimeve të propozimit të ankesës, e cila ishte që të shfuqizohet vendimi i shkallës së parë. E kemi rikahëzuar atë që kemi kërkuar nga Gjykata, që të vërtetojë që sipas ndryshimeve të Kodit Penal nga muaji shtator i këtij viti, të vërtetohet vjetërsimi absolut i përndjekjes penale për të gjithë të akuzuarit dhe të njëjtën e ka kërkuar edhe përfaqësuesi i akuzës në deklarimin e tij.”, - deklaroi avokati mbrojtës, Elenko Millanov.
 
Sa i përket akuzave të fundit të pronarit të kompleksit "Kosmos", Fiat Canovski, ndaj gjyqësorit për rastin “TNT” se edhe sikur të mos ishin ndryshimet ligjore, gjykatësi do ta prolongonte lëndën deri në vjetërsim, mbrojtja e të akuzuarve me përgjigje:
“Nuk kishte asgjë që është në përputhje me ligjin në atë që e theksuan ata, ndërsa “de facto” përpiqen të bëjnë presion të paparë dhe sërish ajo që konstatohet gjatë gjithë kohës. Elita e biznesit apo politikanët përpiqen të kryejnë presion mbi gjyqësorin.”, - theksoi avokati mbrojtës, Elenko Millanov.
 
Duke u bazuar në përgjimet e publikuara nga kryetari i atëhershëm i LSDM-së Zoran Zaev, Prokuroria Speciale ngriti akuzë në vitin 2016-të kundër Gruevskit, Janakieskit, kryetarit të Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski në vitin 2016 për përfshirje në rrënimin e qëllimshëm të objektit për arsye politike. Sipas aktgjykimit të shkallës së parë të Gjykatës Penale, Canoski duhet të marrë kompensim prej gati 11 milionë euro, për shkak të rrënimit të kompleksit. Në rast të konstatimit të vjetërsimit, Canovski nuk do ta marrë dëmshpërblimin.
 
FLORIJE KAMBERI