Rekord i ri në Maratonën e Nju Jorkut

06.11.2023 15:03

Fituesi i edicioni të sivjem në maratonën e Nju Jorkut, doli Tamirat Tola....

Fituesi i edicioni  të sivjem në maratonën e Nju Jorkut, doli Tamirat Tola. Atleti nga Etiopia përshkroi 42.195 kilometrat për 2 orë, 4 minuta e 58 sekonda. Me këtë kohë Tola hyri në historinë e maratonës të qytetit të Nju Jorkut pasi vendosi një rekord të ri duke përmirësuar kohën (2:05.06) e Xhefri Mutai të rregjistruar në 2011-ën. Tola arriti që të shkëputej nga patrioti i tij, Xhemal Jimer në afërsi të Bronksit.
 
Vendi i dytë i shkoi atletit nga Kenia, Albert Korir me kohën 2:06:57 ndërsa etiopiani Shura Kitata përfundoi në vendin më të ulët të podit me kohën 2:07:11. Jimer nuk arriti që të mbante tempin e kryesuesve pas kilometritit të 30-të duke përfunduar garën në vendin e nëntë. Për kategorinë e femrave u shpall fituese Hellen Obiri, falë ritmit të magjishëm në 400 metrat e fundit.  Sa i përket garës së sivjeme Obiri përshkroi gjithë distancën së bashku me Letesenbet Gidej nga Etiopia dhe fituesen e vitit të kaluar Sharon Lokedi. Obiri bëri kolpo në “Central Park” duke u shkëputur nga dy rivalet e saj për të prerë vijën e fishinit në kohën 2:27:23. Gidej përfundoi e dyta, gjashtë sekonda më pas dhe Lokedi mbërriti e treta me kohën 2:27:33.