“Pëllumbat” fitojnë derbin e përhershëm
06.11.2023 15:06
Shkupi e ka fituar derbin e madh të futbollit vendor...

Shkupi e ka fituar derbin e madh të futbollit vendor. Shkupi mposhti të dielën Vardarin me rezultatin, 2:0, në ndeshjen që i takoi javës së 13-të të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Me fitoren e arritur ndaj Vardarit, Shkupi është forcuar në vendin e parë me 28 pikë. Një pozitë më poshtë me një pikë më pak është skuadra e Struga TL. Kampionia në fuqi e fitoi derbin e klubeve shqiptare ndaj Shkëndijës së Tetovës. Struga fitoi me rezultatin 2:1. Shkëndija është në vendin e tretë me 25 pikë.
