Nasufi, boksieri më i mirë i huaj i turneut “Adem Jashari”
06.11.2023 15:15
Ka përfunduar turneu i boksit “Adem Jashari”., i cili për dy ditë me radhë u zhvillua në sallën “1 Tetori” në Prishtinë...

Ka përfunduar turneu i boksit “Adem Jashari”., i cili për dy ditë me radhë u zhvillua në sallën “1 Tetori” në Prishtinë. Pjesëmarrës ishin boksierë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Zvicra dhe Sllovaki. Shpëtim Bajoku është shpallur boksieri më i mirë i turneut “Adem Jashari”.
Boksieri më i mirë i huaj Alim Nasufi nga Maqedonia e Veriut, kurse tekniku më i mirë u shpall Erik Katona nga Sllovakia. Boksieri më perspektiv u shpall Useid Nika nga Shqipëria, ndërsa çifti më luftarak ishte dyshja Taulant Jakupi dhe Ukë Smajli. Kjo ishte hera e njëzet e pestë me radhë e organizimit të turneut.
