Duro: Fitore e merituar

06.11.2023 15:23

Fitorja ndaj Shkëndijës ishte totalisht e merituar e Struga Trim Lum...

Fitorja ndaj Shkëndijës ishte totalisht e merituar e Struga Trim Lum. Kështu u shpreh trajneri Shpëtim Duro pas përfundimit të ndeshjes, në të cilën skuadra e tij duke përmbysur rezultatin mundi skuadrën tetovare me rezultatin 2:1.
 
“Fitore totalisht e merituar. Kemi dominuar nga fillimi deri në fund ndeshjen, edhe përkundër faktit se kemi patur 5 mungesa të rëndësishme. Kemi aktivizuar 4 futbollist 18-19 vjeçar duke filluar nga porta dhe në repartee tjera. Shkëndija nuk ka rrezikuar për asnjë moment me përjashtim të episodit të penaltisë” – u shpreh pas përfundimit të ndeshjes trajneri Shpëtim Duro.