Maqedoni

Shoqata e diabetikëve: Sa më parë t’u sigurohet terapia e nevojshme

06.11.2023 16:10

Shoqata e diabetikëve ankohet se që 11 muaj presin të zgjidhet çështja e furnizimit me shirita dhe glukomera....

Shoqata e diabetikëve ankohet se që 11 muaj presin të zgjidhet çështja e furnizimit me shirita dhe glukomera. Theksojnë se pa shirita dhe glukomera nuk kanë si të kontrollojnë nivelin e sheqerit në gjak dhe rrezikojnë të përkeqësojnë shëndetin e tyre. Po ashtu thonë se tek këta pacientë janë më të shpeshta goditjet në tru dhe infarkti, problemet me veshkat dhe sytë.
 
“Askush në këtë vend nuk e bëri pyetjen siç duhet, të hetojë se ku janë të metat, ku janë problemet, t'i përgjigjet thirrjeve tona, kërkesës sonë për vendosjen e një çmimi referencë, që nuk e kemi shpikur ne, por është praktikë në shtetet tjera, që njerëzit të mund të marrin rregullisht dhe urgjentisht ndihmat e tyre mjekësore, kurse shteti vetëm ua kthen mjetet.”, - theksoi Dimçe Velev nga Shoqata e diabetikëve.
 
Nga Shoqata e diabetikëve thonë se javën e kaluar autoritetet shëndetësore u premtuan që shirita dhe glukomera do të dorëzohen në farmacitë e insulinës. Sipas tyre, premtimet e mosmbajtura të autoriteteve thellojnë mosbesimin e gati 44 mijë diabetikëve në vend, nga të cilët 600 janë fëmijë nën 18 vjeç. 
 
VLORA LATIFI TOPOJANI