Maqedoni

Sinoptikët: Gjatë javës pritet mot me shi

06.11.2023 16:51

Në këto ditë vjeshtore në vend po mban mot me vranësira dhe reshje të shiut me periudha me diell gjatë ditës...

Në këto ditë vjeshtore në vend po mban mot me vranësira dhe reshje të shiut me periudha me diell gjatë ditës. Sipas sinoptikëve, edhe ditëve në vijim do të këtë reshje shiu.
 
“Nëse në pjesët luginore të vendit do të ketë mjegull, por gjatë ditës kudo pritet mot me diell, ndërsa vende-vende në mbrëmje priten reshje të lehta shiu me erëra gjithashtu të lehta, që do të fryjnë nga jugperëndimi. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 3 deri në 10 gradë celcius, ndërsa ajo e ditës do të lëvizë prej 19 deri në 24 gradë celcius. Ndërsa të mërkurën priten vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut, të cilat do të jenë më të rrëmbyeshme në pjesën perëndimore dhe lindore të vendit. Moti pritet të stabilizohet të enjten, ndërsa të shtunën dhe të dielën, përsëri parashihet mot me vranësira, reshje të shiu, bubullima dhe erëra të fuqishme, që do të fryjnë nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor.”, - deklaroi sinoptikaneja, Lençe Riyova.
 
QMK: Shiu ndihmoi në shuarjen e zjarreve
 
Pavarësisht shirave të rrëmbyeshme dhe motit të lagësht, në vendin ka pasur katër vatra aktive të zjarrit, por nga Qendra për Menaxhim me Kriza njoftojnë se të gjitha janë shuar. Numri i zjarreve në Maqedoninë e Veriut këtë vit ka qenë alarmant, me numër rekord prej 60 zjarre për një ditë. Qendra e Menaxhimit të Krizave (QMK) apelon që rastet e këtilla të denoncohen në numrin e telefonit të emergjencës, 112. 
 
FARIJE DAUTI BAKIJU