Maqedoni

Lloga liroi nga detyra gjykatësin, Nanev

06.11.2023 18:03

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka liruar nga detyra gjykatësin dhe kryetarin e Këshillit...

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka liruar nga detyra gjykatësin dhe kryetarin e Këshillit për koordinimin e teknologjisë informative dhe komunikuese  në organet gjyqësore, Llazar Nanev. 
 
Lloga bëri të ditur se pas pranimit dhe analizës së materialeve për seancën 451 të Këshillit Gjyqësor, ka konstatuar se materialet e dorëzuara përmbajnë pretendime të rënda për cenim të integritetit të gjyqtarit, Nanev, dhe me këtë shqetëson seriozisht dhe vë në pikëpyetje sigurinë juridike të qytetarëve dhe të drejtën e garantuar për t’u gjykuar nga gjyqtar i pavarur dhe i paanshëm.