Maqedoni

Aksident në magjistralen Kumanovë – Shkup, humb jetën një person

06.11.2023 18:25

MPB-ja informon se dje pasdite në ora 18:00 në SPB Shkup është raportuar se në magjistralen Kumanovë – Shkup...

MPB-ja informon se dje pasdite në ora 18:00 në SPB Shkup është raportuar se në magjistralen Kumanovë – Shkup, në kryqëzimin “Ilinden”, autobusi “neoplan” me targa të Shkupit, i drejtuar nga V.D. 63) nga Shkupi, ka goditur biçikletën të drejtuar nga T.N. (67) nga Shkupi.
 
Nga aksidenti ka mbetur i lënduar rëndë çiklisti i cili është dërguar për tretman mjekësor në kompleksin klinik “Nënë Tereza”, ku ka ndërruar jetë sot.
 
Në vendin e ngjarjes është kryer kontroll nga policia e SPB-Shkup.