Botë

Reuters: Putin në pushtet deri në vitin 2030

06.11.2023 20:15

Vladimir Putin do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në mars të vitit të ardhshëm...

Lajmin e bën të ditur agjencia e lajmeve “Reuters” që citon burime që preferojnë të mbeten anonime për shkak të ndjeshmërisë së politikës së Kremlinit. Sipas kësaj agjensie, Putin mendon se duhet ta drejtojë Rusinë pasi e presin kohë të vështirë.
 
Këshilltarët e presidentit rus tani po përgatiten për fushatën dhe zgjedhjet e Putinit. Analistët thonë se zgjedhjet për Putin janë formalitet pasi atje nuk ka opozitë, ka mbështetjen e të gjithave mediave, por edhe të qytetarëve. “Reuter” thotë se 80% e qytetarëve vlerësojnë presidentin 71-vjeçar.
 
Por teksa ish-spiuni i KGB-së nuk do të ketë konkurrentë në këto zgjedhje, ai pritet të përballet me sfidat më të mëdha, që kur Mikhail Gorbachev u ballafaqua me rënien e Bashkimit Sovjetik para më shumë se 3 dekadash.
 
Lufta në Ukrainë ka shkaktuar përplasje më të madha me Perëndimin që nga kriza e raketave Kubane e vitit 1962 dhe sanksionet perëndimore  kanë dëmtuar ekonominë ruse. Putin ka ardhur në pushtet në vitin 1999 pas Boris Jelsin, duke u bërë presidenti që ka qendruar më gjatë në pushtet që nga koha e Stalinit.