Maqedoni
Parashikimi i motit
07.11.2023 08:34
Orët e hershme do të dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në pjesën më të madhe të tij...

Orët e hershme do të dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në pjesën më të madhe të tij, ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore si edhe zona të izoluara në qendër të territorit. Pas mesditës dhe në vijim do të ketë shtim të vranësirave dhe lagështirës në ajër duke bërë që nata vonë të sjellë rrebeshe të përkohshme shiu.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes por mesdita do të sjellë një rritje të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 24°C.
Në Shkup dhe rrethinë në mëngjes do të ketë kushte për mjegull të dobët, ndërsa gjatë ditës me diell dhe me vranësira të vogla. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet në 6°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 21°C.
