Botë

Netanjahu i mbyll derën armëpushimit: Pas luftës kemi përgjegjësinë e sigurisë në Gaza

07.11.2023 09:13

Mes kritikave ndërkombëtare për qasjen ndaj luftës dhe viktimave nga bombardimet që dje kaluan mbi 10,000 persona, Benjamin Netanjahu...

Mes kritikave ndërkombëtare për qasjen ndaj luftës dhe viktimave nga bombardimet që dje kaluan mbi 10,000 persona, Benjamin Netanjahu është duke i rezistuar thirrjeve për një armëpushim dhe ka deklaruar së fundmi se lufta nuk do të pushojë pa shkatërruar Hamasin. Sipas tij nuk ka asnjë shans për ndonjë pauzë të bombardimeve derisa pengjet izraelite të lirohen.

"Nuk do të ketë armëpushim në Gaza pa lirimin e pengjeve tanë. Sa i përket pauzave të vogla taktike, një orë këtu, një orë atje, ne i kemi pasur më parë për të mundësuar hyrjen e mallrave, ndihmave humanitare ose largimin e pengjeve tona, por unë nuk mendoj se do të ketë një armëpushim të përgjithshëm.”, tha ai. 
 
Izraeli planifikon kështu të mbajë kontrollin e Gazës, potencialisht edhe përtej përfundimit të operacioneve të tij tokësore. Deklaratat e kryeministrit izraelit vijnë në kohën kur Hamasi ende mban 239 pengje brenda Gazës, ndërsa si pasojë e konfliktit më shumë se 1,5 milionë palestinezë janë larguar nga shtëpitë e tyre për në pjesë të tjera të territorit në një kërkim të dëshpëruar për strehë.