Maqedoni
Mblidhet grupi i punës për reformat zgjedhore, VMRO-DPMNE-ja nuk delegon përfaqësuesin e saj
07.11.2023 11:02
Grupi punues për zbatimin e reformave në legjislacionin zgjedhor do të mbajë sot seancën e tretë...

Grupi punues për zbatimin e reformave në legjislacionin zgjedhor do të mbajë sot seancën e tretë dhe do të shqyrtojë versionin punues të kodit zgjedhor, njoftoi Ministria e Drejtësisë.
Në seancën e grupit të punës, e cila do të mbahet në Klubin e deputetëve, do të marrë pjesë edhe ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga. Në fund të muajit prill të këtij viti është krijuar grupi i punës për reformat në legjislacionin zgjedhor, me detyrë për zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe për të punuar për përpilimin e një kod të ri zgjedhor. Në përbërje të saj janë përfaqësues të LSDM-së, BDI-së, Aleancës së Shqiptarëve, Besës, Alternativës, të Majtës dhe Bashkimit Demokratik, ndërsa VMRO-DPMNE-ja nuk e ka deleguar përfaqësuesin e saj.
