Botë

Kina, eksportuesja e tretë më e madhe në botë e armëve

16.03.2015 14:33

Kina e ka kaluar Gjermaninë dhe Francën duke u bërë eksportuesja e tretë më e madhe në botë e armëve, pas SHBA-ve dhe Rusisë...

Instituti i Stokholmit për Kërkim të Paqes Ndërkombëtare, SIPRI, në raportin vjetor ka thënë se SHBA-të përbëjnë 31% të eksporteve të armëve në tërë botën gjatë vitit 2014, e përcjellë nga Rusia me 27% të këtij tregu.
 
Kina gjendet shumë prapa me 5% të totalit botëror sa i përket eksportimit të armëve. Pekini tashmë e ka kaluar Gjermaninë dhe Francën për t’u bërë eksportuesi i tretë më i madh në botë i armëve.
 
SIPRI, ka thënë se 41% e armëve kineze eksportohen në Pakistan, derisa blerësi kryesor i armëve ruse është India, që është edhe importuesi më i madh i armëve në botë.
 
SHBA-të megjithatë e kanë numrin më të madh të armëve, derisa Koreja e Jugut merr 9% të armëve të eksporteve amerikane.