Maqedoni
Pensionistët dalin në protesta, kërkojnë rritjen lineare të pensioneve
07.11.2023 11:26
Pensionistët paralajmëruan protestë në Shkup që do të fillojë para Ambasadës Amerikane...

Pensionistët paralajmëruan protestë në Shkup që do të fillojë para Ambasadës Amerikane dhe do të përfundojë para Qeverisë. Ata kërkuan mbështetje nga presidenti aktual, Stevo Pendarovski, por edhe nga ish-kryetarët e shtetit. Sipas tyre, nëse nuk u rritet pensioni do të shkojnë të jetojnë jashtë shtetit, sepse nuk mund të mbijetojnë muajin me 12 mijë denarë.
Pensionistët kërkojnë rritje lineare të pensioneve për 5,000 denarë. Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, pas rritjes së fundit të pensioneve tha se përqindja prej 5,3 për qind është në pajtueshmëri me të dhënat e Entit shtetëror të statistikës. Sipas saj, asnjëherë në historinë e vendit nuk ka pasur rritje 24 për qind të pensioneve për një vit e gjysmë.
