Botë
Jahjaga realizoi vizitën e parë zyrtare në Zvicër
16.03.2015 14:34
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, do të realizojë sot vizitën e parë zyrtare në Zvicër konfirmon për Radion “Evropa e Lirë” zyra e të parës së shtetit kosovar...

Gjatë qëndrimit në Bernë, presidentja Jahjaga do të takohet me presidenten e Konfederatës Zvicerane, Simonetta Sommaruga.
Zonja Jahjaga gjithashtu do të marrë pjesë edhe në një konferencë të bizneseve zvicerane dhe atyre të diasporës, me qëllim që të diskutohet mundësia e investimeve në Kosovë.
