Ekonomi

Bekteshi: Javën e ardhshme, paketa e re e masave antikrizë

07.11.2023 15:51

Javën e ardhshme pritet të miratohen masat antikrizë dhe miratimi i ligjit për praktikat jo fer tregtare...

Javën e ardhshme pritet të miratohen masat antikrizë dhe miratimi i ligjit për praktikat jo fer tregtare, që pritet të ndikojnë drejtpërdrejt tek qytetarët. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, thotë se masat e deritanishme antikrizë kanë dhënë efektet e tyre dhe këtë do ta dëshmojnë të dhënat e fundit që do të prezantohen nga enti statistikor. 
 
“Gjatë kësaj jave do të ketë koordinim me kryetarin e Qeverisë dhe përfaqësues të institucioneve përkatëse për t’i parë komentet që kanë arritur e që kanë të bëjnë për Draft ligjin për praktikat jo fer tregtare dhe presim që javën e ardhshme të miratohet ky propozim-ligj, që do të jetë zgjidhje ligjore, që do të ndikojë në afat të gjatë për ulje të çmimeve, veçanërisht për produkte ushqimore. Paketa për masa antikrizë dje është ndarë nga Ministria e Financave, Kabineti i Presidentit, Ministria e Ekonomisë dhe të gjithë institucionet tjera. Deri në javën e ardhshme do të publikohet paketa e masave antikrizë dhe po ashtu do të fillojë dhe të implementohet.”, - deklaroi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
 
Kovaçevski: Masat për çmim të garantuar, deri në fund të vitit
 
Edhe kryeministri Kovaçevski premton politika për përmirësimin e gjendjes ekonomike, i cili i bën thirrje dhe sektorit të biznesit që të jenë palë e këtyre politikave. 
 
“Kemi sjellë vendim që masa për produktet me çmim të garantuar të vazhdojë deri në fund të vitit. Vendi ynë ka TVSh më të ulët prej 18 për qind dhe listën më të gjerë të produkteve prej 5 për qind. Presim  uljen e çmimeve dhe nga propozim-ligji kundër praktikave jolegjitime, me çka do të rregullohen 26 praktika jo të drejta.”, - theksoi kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski.
 
Ministri Bekteshi gjithashtu theksoi se është rritur kapaciteti i gazit prej 800 milionë metër kub, normal që gazsjellësi kishte vitin e kaluar me 180 milionë të tjera.  Për të mos u varur nga gazi rus duhet liruar dhe 200 milion metër kub të tjerë gaz natyror nga gazsjellësi ekzistues me Bullgarinë. Atëherë do të kemi zero konsum të gazit rus, thotë ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
 
GAZMEN REXHEPI