Kupa e Maqedonisë, të mërkurën ndeshjet çerekfinale
Kupa e Maqedonisë së Veriut për sezonin 2023/24....

Kupa e Maqedonisë së Veriut për sezonin 2023/24 do të rikthehet këtë javë me ndeshjet e vlefshme për turin e çerekfinales.
Të mërkurën do të zbresin tetë skuadrat më të mira të këtij edicioni në garat e kupës. Përballë do të vihen të gjitha skuadrat anëtare të elitës së futbollit vendor. Mbrojtësi i trofeut Makedonija Gj.P në terren vendas do të përballet me Sileksin.
Në derbin e kryeqendrës në Maxhari do të përballen Rabotniçki dhe Shkupi, ndërsa në Shtip do të përballen Bregallnica dhe Voska Sport. Të dyja këto skuadra gjendet në pjesën e poshtme të renditjes.
Skuadra e Breras do të udhëtojë për në Kavadar, ku do të përballet me Tikveshin. Këto dy ekipe në renditje me nga 16 pikë e ndajnë pozitën e pozitën e pestë.
Të gjitha ndeshjet do të nisin në ora 13:00.
FFM – ¼ E FINALES
Makedonija Gj.P – Sileksi
Rabotniçki - Shkupi
Bregallnica – Voska Sport
Brera – Tikveshi
