Botë

Stuhia e madhe e borës godet lindjen e Rusisë

07.11.2023 18:26

Një stuhi masive e borës ka goditur rajonin e lindjes së largët të Rusisë të martën...

Një stuhi masive e borës ka goditur rajonin e lindjes së largët të Rusisë të martën, duke shkaktuar ndërprerje të trafikut në shumë qytete.
 
Në televizionin shtetëror rus janë shfaqur pamje nga rrugët dhe makinat e bllokuara në qytetin e Khabarovskit.
 
Shumë nga qytetarët kanë shprehur pakënaqësi për autoritetet përkatëse duke thënë se po e neglizhojnë punën e tyre për pastrimin e rrugëve.
 
Ministria e Emergjencave ka njoftuar se disa pjesë të autostradës janë mbyllur për automjete.
 
Reshjet e dendura të borës pritet të vazhdojnë deri në mëngjesin e së mërkurës.