Botë
Sulmet ajrore siriane vrasin 26 persona
16.03.2015 14:38
Aktivistët sirianë thonë se sulmet ajrore qeveritare në zonat që kontrollohen nga rebelët afër Damaskut kanë vrarë së paku 26 persona...

Aktivistët sirianë thonë se sulmet ajrore qeveritare në zonat që kontrollohen nga rebelët afër Damaskut kanë vrarë së paku 26 persona, përfshirë fëmijë, ndërsa kanë lënduar mbi 100 të tjerë.
Observatoriumi sirian për të Drejtat e Njeriut, me bazë në Britani, ka thënë se sulmet ajrore të kryera më 15 mars kanë pasur si cak qytezën e Doumas, në veriperëndim të kryeqytetit. Grupi monitorues ka thënë se viktimat kanë ndodhur gjatë katër sulmeve ajrore.
Forcat besnike ndaj presidentit sirian, Bashar al Assad, gjatë muajve të fundit kanë intensifikuar sulmet ajrore kundër zonave që kontrollohen nga rebelët.
Së paku 250 mijë njerëz, përfshirë mbi 10 mije fëmijë, janë vrarë në konfliktin që ka nisur në mars të vitit 2011.
