Botë
Shpërthim në ambasadën kanadeze në Nigeri, dy të vdekur
07.11.2023 19:32
Dy persona humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën nga një shpërthim që ndodhi të hënën në ndërtesën e Komisionit të Lartë Kanadez në Nigeri...

Dy persona humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën nga një shpërthim që ndodhi të hënën në ndërtesën e Komisionit të Lartë Kanadez në Nigeri, njoftoi sot ambasada kanadeze në vendin afrikan.
Ministria e Jashtme deklaroi se po hetohet për shkaqet e shpërthimit, duke treguar se gjithçka tregon se ka ndodhur për një aksident dhe jo vepër penale.
Shpërthimi ndodhi në një dhomë gjeneratori në ndërtesën e Komisionit të Lartë Kanadez në kryeqytetin Abuja, duke vrarë dy teknikë dhe duke plagosur dy të tjerë. Të gjithë punonjësit e misionit diplomatik kanadez janë në gjendje të mirë shëndetësore, tha Ministria e Jashtme e Kanadasë.
“Ne shprehim ngushëllimet tona për familjet e viktimave dhe urojmë shërim të shpejtë për të lënduarit”, thuhet në deklaratë. Presidenti nigerian Bola Tinubu gjithashtu dërgoi një mesazh të ngjashëm.
