Maqedoni

Parashikimi i motit

08.11.2023 08:35

Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme....

Moti parashikohet me alternime vranësirash të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet mesatar e lokalisht deri të lartë fillimisht në veriperëndim e më pas lokalisht përgjatë zonës perëndimore dhe jugore të vendit. Reshjet do të jenë të herëpasherëshme dhe do të shtrihen në të gjithë territorin në formën e rrebesheve të shpejta e stuhive më shkarkesa të forta elektrike e breshër. Gjatë orëve të mbrëmjes reshjet do të ulin intensitetin dhe do të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra. 
 
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4°C deri në 10°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 13°C deri në 20°C.
 
Edhe në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Pasdite do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 8°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 15°C.