Botë
Rihapja e pikëkalimit Rafah përshpejton evakuimin nga Gaza
08.11.2023 11:55
Numri i njerëzve që u larguan nga Rripi i Gazës përmes Egjiptit u rrit të martën...

Numri i njerëzve që u larguan nga Rripi i Gazës përmes Egjiptit u rrit të martën, një ditë pasi pikëkalimi Rafah u rihap. Së paku 500 njerëz, shumica të huaj apo shtetas me dyshtetësi kaluan përmes Rafahut, pikëkalimit të vetëm që nuk është në kufi me Izraelin, sipas burime të sigurisë egjiptiane.
Burimet e sigurisë egjiptiane thanë se Egjipti po e vazhdon trysnin për rritjen e ndihmave dhe karburantit, si dhe të sigurisë për ambulancat në Rripin e Gazës. Ministria e Jashtme e Jordanisë tha se 262 jordanezë u evakuuan të martën, nga 569 të tillë sa kishin ngecur në Gazë pas shpërthimit të luftimeve atje. Kanadaja tha se 59 qytetarë të saj, banorë të përhershëm dhe familjarë, u evakuuan. Po ashtu, 19 banorë të Gazës që kishin nevojë për mjekim u lejuan ta kalojnë kufirin. Ata iu bashkuan dhjetëra të tjerëve që janë duke u mjekuar nëpër spitalet e Egjiptit. Vendet e tjera, shtetasit e të cilëve morën dritën jeshile për t’u larguar nga Gaza të martën ishin: Rumania, Gjermania, Moldavia, Ukraina, Filipinet dhe Franca, sipas autoriteteve kufitare të Gazës.
