Ukrainasit luajtën pesë orë futboll
08.11.2023 12:50
Skuadrat ukrainase Dnjipro-1 dhe Oleksandria, të hënën kanë luajtur një ndeshje me kohë rekord e cila ka zgjatur po thuajse pesë orë...

Skuadrat ukrainase Dnjipro-1 dhe Oleksandria, të hënën kanë luajtur një ndeshje me kohë rekord e cila ka zgjatur po thuajse pesë orë. Ndeshja e vlefshme për javën e 13-të, të kampionatit ukrainas është luajtur në Dnjipro, kishte nisur në ora 17 , ndërsa kishte përfunduar pak para orës 22, ose pas po thuajse 280 minuta. Shkak për këtë ishin ndërperjet e shumta, për shkak të alarmit tësulme ajrore. Për shkaqe të sigurisë ndeshjet luhen pa prezencën e shikuesve, ato në rast të alarmit për sulm ajror duhet të ndalen përkohësisht. Kësisoj alarme gjatë ndeshjes Dnjipro – Oleksandria, pati disa herë.
“Në historinë e futbollit ukrainas, kjo është ndeshja më e gjatë.”, shkruan sport.ua.
Në fund Dnjipro shënoi fitore minimale (1-0), ndërsa golin e vetëm e shënoi Aleksandar Filipov në minutën e 34. Për momentin Dnjipro, me 27 pikë mban pozitën e dytë, aq s aka edhe kryesuesi Krivbas.
