Liga e Kampionëve, City e Leipzig kualifikohen në 1/8 e finales
08.11.2023 12:54
Në ndeshjen më interesante të mbrëmjes së kaluar Milan mundi 2-1 PSG në Milano..

Milan
Në ndeshjen më interesante të mbrëmjes së kaluar Milan mundi 2-1 PSG në Milano, duke krijuar kështu një lëmsh të vërtetë në grupin (F), që është emëruar si grup i ferrit. Skuadra nga Parisi e para gjetin golin dhe avansoi me 1:0, por "kuqezinjtë" përmbysën rezultatin dhe shënuan fitoren e parë në grup.
Borusia
Në ndeshjen e dytë të grupit “F”, Borussia Dortmund me rezultatin 2:0 e mundi Neëcastle United. “Milionerët” nga katër ndeshje kanë 7 pikë dhe mbajnë kryesimin e renditjes, ndërsa me fitoren ndaj PSG-së, ekipi i Milanit është në vendi ne 3-të me 5 pikë, një më pak se PSG e vendit të dytë. Anglezët e Neëcastle United, kanë 4 pikë.
Manchester City
Kampioni aktual evropian Manchester City, pas fitores 3:0 ndaj Young Boys, ka siguruar kualifikimin në 1/8 e finales së Ligës së kampionëve Evropian. Ishte kjo ndeshja e vlefshme për javën e katërt të Grupit “G”. Po ashtu kjo ishte edhe fitorja e katërt në po aq ndeshje dhe skuadra angleze me 12 pikë mban kryesimin e renditjes. Golat erdhën nga Foden dhe një dopietë e Haaland.
Leipzig
Po nga ky grup edhe skuadra e Leipzig-ut, pret biletën për 1/8 e finales si vend i dytë. Këta vend në mesin e 16 skuadrave më të mira siguruan pas fitores 2:1 në Beograd ndaj Cërvena Zvezcës. Leipzig me 9 pikë, mban pozitën e dytë, ndërsa skuadra nga Beogradi dhe Young Boys kanë vetëm nga 1 pikë të fituar.
Barcelona
Skuadra ukrainase e Shahtjor Donjeck, ka bërë befasinë e mbrëmjes, pasi në Hamburg me rezultatin 1:0 e ka mundur Barcelonën dhe kështu u kthye në garë për kualifikim në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.
Porto
Po në këtë grup Porto me 2:0 e mundi Antverpenin. Nga minuta e 68 e ndeshjes tek belgët luajti shqptari Arbnor Muja. Katalanasit me 9 pikë s aka edhe e dyta Porto mbajnë kryesimin, ndërsa Shahtjor tani ka 6 pikë, ndërsa belgët e Antverpenit mbetëm pa pikë.
Rezultatet e ndeshjeve të së martës:
GRUPI E
Atletico Madrid - Celtic 6-0
(Griezmann 6, 60, Morata 45+2, 76, Lino 66, Saul Niguez 85)
Lazio - Feyenoord 1-0 (Immobile 45+1)
- 1. Atletico Madrid 4 2 2 0 12-5 8
- 2. Lazio 4 2 1 1 5-5 7
- 3. Feyenoord 4 2 0 2 7-5 6
- 4. Celtic 4 0 1 3 3-12 1
GRUPI F
Borussia (D) - Neëcastle 2-0
(Fullkrueg 26, Brandt 79)
Milan - PSG 2-1
(Rafael Leao 12 / Shkriniar 9)
- 1. Borussia (D) 4 2 1 1 3-2 7
- 2. PSG 4 2 0 2 7-5 6
- 3. Milan 4 1 2 1 2-4 5
- 4. Neëcastle 4 1 1 2 4-4 4
GRUPI G
Crvena zvezda - RB Leipzig 1-2
(Henrichs 81 / Simons 8, Openda 77)
Manchester City - Young Boys 3-0
(Haaland 23-11m, 51, Foden 45+1)
- 1. Manchester City 4 4 0 0 12-3 12
- 2. Leipzig 4 3 0 1 9-6 9
- 3. Crvena zvezda 4 0 1 3 5-10 1
- 4. Young Boys 4 0 1 3 4-11 1
GRUPI H
Shahtjor - Barcelona 1-0
(Sikan 40)
Porto - Antëerpen 2-0
(Evanilson 32-11m, Pepe 90+1)
- 1. Barcelona 4 3 0 1 8-2 9
- 2. Porto 4 3 0 1 9-3 9
- 3. Shahtjor 4 2 0 2 6-7 6
- 4. Antëerpen 4 0 0 4 3-14 0
