Pepe futet në historinë e Ligës së kampionëve
08.11.2023 13:00
Portugezi Pepe, futet në historinë e Ligës së Kampionëve, si futbollisti më i moshuar që ka shënuar gol...

Portugezi Pepe, futet në historinë e Ligës së Kampionëve, si futbollisti më i moshuar që ka shënuar gol. Ai në përballjen me Antverpenin, në minutën e 90+1, ia doli të tund rrjetën kundërshtare dhe të bëhet pjesë e historisë së kësaj gare elitare të futbollit evropian.
Pepe u bë futbollisti i parë i cili me më shum se 40 vjet që ka shënuar gol. Më saktësisht portugezi mbrëmjen e së martës kishte 40 vjet e 254 ditë mbi supet e tia. Rekordin e mbante Françesko Toti, i cili në vitin 2014, kishte shënuar gol në ndeshjen Roma - CSKA Moskë. Italiani në fanellën e Romës kishte 38 vjet e 59 ditë.
