Botë
Von der Lejen: Zbatimi i Asociacionit, një hap drejt BE-së
08.11.2023 13:44
Kosova ka një qëllim shumë të qartë për t’iu bashkangjitur BE-së, ka deklaruar kryetarja e Komisionit Evropian...

Kosova ka një qëllim shumë të qartë për t’iu bashkangjitur BE-së, ka deklaruar kryetarja e Komisionit Evropian, Von der Lejen. Një hap i madh përpara do të jetë zotimi për zbatimin e Draftit për Asociacionin, tha ajo.
“Zbatimi i draft statutit që Kosova e ka marrë për Asociacionin do të jetë një hap i madh përpara. Gjithashtu, mendoj se nëse e shikojmë Kosovën dhe Serbinë është më rëndësi për ne që secili është vend unik dhe të ecë drejt BE-së dhe jo për t’u lidhur me njëri-tjetrin.”, - deklaroi kryetarja e Komisionit Evropian, Von der Lejen.
Varhej: Rruga evropiane për Kosovën, nëpërmjet dialogut
Komisionari evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Verhej, tha se është gati të jap mendimin për aplikimin e Kosovës në BE.
“Për Kosovën, rruga evropiane po vjen përmes dialogut të suksesshëm. Ata duhet t’i dyfishojnë përpjekjet e tyre për ta bërë dialogun të suksesshëm.”, - theksoi komisionari për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhej.
Në Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2023 vlerësohet se Kosova ka shënuar progres në disa fusha. Në këtë raport përmendet progresi në reformën zgjedhore, ndërsa ka kufizime në progres në luftën e krimit e korrupsionit dhe fushën e arsimit. Ky raport kritikon punën e Kuvendit që nuk ka arritur ta përmbush agjendën e tij.
Raporti, i cili përfshin periudhën nga qershori i vitit 2022 deri në qershor të vitit 2023, përfshinë edhe rastin e Banjskës, i cili vlerësohet si kriza më serioze gjatë periudhës së raportimit. Nga zyrtarë evropianë sqarohet se sulmi në Banjskë nuk është quajtur terrorist nga ana e BE-së, për shkak të legjislacionit të shteteve anëtare se si i quajnë sulmet e tilla. Raporti e vlerëson këtë akt si “sulm të dhunshëm”.
GYLTENE SINANI
