Maqedoni

Rregulla të reja për etiketimin e ushqimit në Maqedoni

16.03.2015 15:27

Prej 1 qershorit, kompanitë e vendit që merren me prodhimet ushqimore, që të jenë konkurrente me kompanitë eksportuese dhe ato importuese...

Prej 1 qershorit, kompanitë e vendit që merren me prodhimet ushqimore, që të jenë konkurrente me kompanitë eksportuese dhe ato importuese, do të duhet të zbatojnë rregullativën e re sa i takon shtypjes së etiketave, ku në mënyrë precize dhe të lexueshme duhet t’i vendosin elementet e mundshme alergjike, përmbajtjen nutritive dhe kështu me radhë. 
 
Drejtoria e Ushqimit dhe Veterinarisë ka përgatitur një doracak në dy gjuhë, maqedonisht dhe shqip, që kompanitë ta kenë më lehtë zbatimin e rregullatores së re. 
 
“Është shumë me rëndësi në rend të parë shënimi i alergjenëve, do të jetë obligative dhe do të  duhet të jetë e vendosur  në vetë prodhimin. Në doracakun janë të shënuara të gjitha grupet alergjene dhe normal kompanitë do të dinë se ku duhet t’i shënojnë alergjenët, që normalisht ata të cilët janë alergjikë në përmbajtje të caktuara do të dinë më lehtë ta zgjedhin produktin. Gjithashtu duhet të përcaktohet përmbajtja nutritive që deri më tani nuk ishte obligative, tani patjetër duhet të shënohet në prodhim, po ashtu rregullohet edhe fondi i shkronjave, lexueshmëria duhet të jetë e qartë”- deklaroi drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Zoran Popovski.
 
Në të kundërtën, sipas Popovskit, kompanitë të cilat nuk e zbatojnë rregullativën e re do të gjobiten deri në 5000 euro.
 
Kjo regullativë ligjore vlen për kompanitë e vendit, meqë kompanitë eksportuese veç më janë duke e zbatuar, pasi që në fund të dhjetorit të vitit 2014 ka hy në fuqi edhe në vendet e Unionit Evropian.
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI