Këshilli Gjyqësor, Besnik Avdija, kryetar i Gjykatës Civile - Shkup

08.11.2023 15:25

Me 11 vota “për”, Këshilli Gjyqësor zgjodhi kandidatin Besnik Avdija...

Me 11 vota “për”, Këshilli Gjyqësor zgjodhi kandidatin Besnik Avdija, kryetar të Gjykatës Civile në Shkup. Edhe pse në Këshillin Gjyqësor ndaj tij në vitin 2019 kishte arritur një parashtresë për skandal në objektin e Gjykatës, anëtarët e Këshillit arsyetuan se nuk ka procedurë, përgjegjësi penale dhe shkelje disiplinore për të votuar kundër.

Ata vlerësuan gjithashtu se ai ka kaluar testin e integritetit dhe është kandidati i vetëm që ka plotësuar kushtet e parapara.

“Program i tij, përkushtimi, më japin bindjen se ai do të japë gjithçka nga vetja që të mund të kontribuojë dhe t’i përmirësojë gjendjen në gjyqësor e veçanërisht në Gjykatën Civile.”, - deklaroi kryetari i Këshillit Gjyqësor, Sashko Georgiev.

“Vlerësoj se gjykatësi, Besnik Avdija, i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe i ka aftësitë që edhe ju i përmendët.”, - theksoi nënkryetari i Këshillit Gjyqësor, Hanif Zendeli.

“Mendoj sa ka aftësi menaxheriale. Është e vërtet se në  publik u paraqit një parashtrese anonime për një ngjarje që ka ndodhur në vitin 2019. Për këtë ngjarje unë jam personalisht e njoftuar, por deri më tani nuk janë vërtetuar fakte dhe përgjegjësi për diçka të tillë. Personalisht e kam parë incizimin dhe nuk do të kisha mundur të them se ajo do të kishte qenë ndonjë pengesë.”, - u shpreh anëtarja e Këshillit Gjyqësor, Antoneta Dimovska.

“Në këtë moment mund të them se ajo që është parashtruar është për ngjarje të vitit 2019 dhe vlerësoj se ajo nuk është arsye, kur nuk ka fakte të vërtetuara. Në këtë Këshillë akoma nuk është biseduar për atë parashtresë anonime.”, - theksoi anëtarja e Këshillit Gjyqësor, Meri Radeva.

Besnik Avdija ishte kandidati i vetëm për kryetar të Gjykatës Civile-Shkup. Për kryetar të Gjykatës Themelore në Negotinë u zgjodh gjykatësja, Biljana Tolova, gjithashtu kandidate e vetme. Kryetare e Gjykatës Themelore të Kërçovës, Këshilli e caktoi gjykatësen, Futurie Dervishin.

Në Gjykatën Themelore - Kriva Pallankë u zgjodh gjykatësi Orce, në Gjykatën e Shtipit u zgjodh gjykatësi, Aco Tasev.

Zgjedhjet në Këshillin Gjyqësor u zhvilluan vetëm pak orë para se BE-ja të publikonte raportin e progresit për shtetin, në të cilin gjyqësori vazhdon të ketë vlerësime të dobëta. (Florije Kamberi, TVM2)